
Natyra i erdhi në ndihmë fshatit Drenovë në Mallakastër për të shuar vatrat e zjarrit të cilat gjatë ditës së djeshme rrezikuan puset e naftës dhe nënstacionin elektrik në këtë fshat.Shirat e rëna pas mesnatës në shuan flakët veçanërisht në ato vende ku terreni për ndërhyrjen e mjeteve zjarrfikëse ishte i pamundur.
Burimet bëjnë me dije se vatrat aktive aktualisht janë me intensitet të ulet dhe situata është nën kontroll.