Vlorë/ Theu arrestin në shtëpi dhe kanosi me thikë një shtetas, “Shqiponjat” parandalojnë konfliktin, 36-vjeçari në pranga

Vlorë/ Parandalohet një konflikt i dhunshëm, 36-vjeçari arrestohet pasi theu arrestin në shtëpi dhe kanosi me thikë një shtetas

Një ndërhyrje e shpejtë dhe profesionale e Forcës së Posaçme “Shqiponja” ka parandaluar përshkallëzimin e një konflikti të dhunshëm në qytetin e Vlorës, duke vënë në pranga një shtetas të rrezikshëm.

Ngjarja ndodhi në lagjen “Uji i Ftohtë”, ku pas një konflikti për motive të dobëta, shtetasi A. Ç., 36 vjeç, banues në lagjen “Osman Haxhiu”, kanosi me mjet prerës (thikë) shtetasin A. M., 35 vjeç, banues në lagjen “Partizani”.

Reagimi i menjëhershëm i forcave “Shqiponja” bëri të mundur neutralizimin e autorit dhe parandalimin e pasojave të rënda që mund të shkaktonte situata.

Nga verifikimet e kryera rezultoi se A. Ç. kishte thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, të caktuar më herët nga Gjykata e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprën penale “Vjedhja”.

Në vijim të veprimeve procedurale, ai u arrestua në flagrancë nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vlorë, për kanosje, largim nga vendi i qëndrimit të të burgosurit dhe mbajtje pa leje e armëve të ftohta.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme ligjore