
DVP Vlorë – Procedohen penalisht 5 shtetas për zaptim të hapësirave publike dhe ushtrim aktivitetesh të paligjshme
Strukturat e Drejorisë Vendore të Policisë Vlorë, përmes Sektorit për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare, kanë zhvilluar kontrolle në terren me fokus lirimin e hapësirave publike të zëna në mënyrë të paligjshme, si dhe verifikimin e ligjshmërisë së aktiviteteve tregtare.
Gjatë kontrolleve, janë konstatuar 5 raste shkeljeje në tre zona të ndryshme të qytetit, ku shtetas të ndryshëm ushtronin veprimtari tregtare pa dokumentacion të rregullt dhe në hapësira publike të uzurpuara.
📍 Në lagjen “11 Janari”:
- E. H. (32 vjeç) ushtronte aktivitet për dhënien me qira të automjeteve në një hapësirë publike të zënë në mënyrë të paligjshme.
- I. D. (58 vjeç) kishte ngritur një “Fast Food” pa leje, në një hapësirë të zënë në mënyrë të kundërligjshme.
📍 Në lagjen “Uji i Ftohtë”:
- K. B. (39 vjeç) dhe E. F. (46 vjeç) ushtronin aktivitet për parkimin e automjeteve pa NIPT, pa leje dhe pa kasë fiskale.
📍 Në lagjen “10 Korriku”:
- M. I. (64 vjeç) ushtronte të njëjtin aktivitet, duke zaptuar hapësirë publike, pa leje, dhe me punonjës të paregjistruar.
Për këto raste është nisur procedimi penal për veprat:
- “Pushtimi i tokës”,
- “Fshehja e të ardhurave”,
- “Ushtrimi i aktivitetit tregtar të paligjshëm ose të paregjistruar në organet tatimore”,
- si dhe “Punësimi i paligjshëm”.
👮♂️ Policia e Vlorës thekson se kontrollet do të vijojnë pandërprerë, për të ndaluar çdo shkelje që cenon pronën publike dhe konkurrencën e ndershme në treg.
📞 Qytetarët inkurajohen të denoncojnë çdo paligjshmëri në numrin 112, duke iu garantuar anonimat dhe reagim të menjëhershëm