
Monedhat e huaja vijojnë të shënojnë rënie në tregun vendas të këmbimit valutor, duke arritur në nivele që analistët i cilësojnë si ndër më të ulëtat historike. Sipas kursit zyrtar të publikuar këtë mëngjes, euro, dollari amerikan dhe paundi britanik kanë humbur ndjeshëm ndaj lekut shqiptar.
Këto janë kurset e këmbimit për ditën e sotme, 29 qershor 2025:
- Dollari amerikan (USD):
Blerje: 83.2 lekë | Shitje: 84.2 lekë - Euro (EUR):
Blerje: 97.6 lekë | Shitje: 98.3 lekë - Franga zvicerane (CHF):
Blerje: 103.6 lekë | Shitje: 104.8 lekë - Paundi britanik (GBP):
Blerje: 113.7 lekë | Shitje: 114.8 lekë - Dollari kanadez (CAD):
Blerje: 60.5 lekë | Shitje: 62 lekë
Rënia e valutave të huaja vjen në një kohë kur leku shqiptar po ruan një tendencë të qëndrueshme forcimi në treg, ndikuar nga rritja e turizmit, rritja e remitancave, dhe nivel i lartë i valutës që qarkullon në ekonomi.
Ekspertët këshillojnë qytetarët dhe bizneset të jenë të kujdesshëm me transaksionet në valutë, pasi luhatjet e kursit mund të sjellin ndikime të drejtpërdrejta në çmime, importe dhe politika financiare.