
Një fenomen i rrallë ka tërhequr vëmendjen e komunitetit shkencor këtë verë: Toka po rrotullohet më shpejt se zakonisht, çka do të sjellë disa nga ditët më të shkurtra të regjistruara ndonjëherë.
Sipas observatorëve ndërkombëtarë që përdorin teknologjinë VLBI (Very Long Baseline Interferometry) për të monitoruar lëvizjet e Tokës, gjatë muajve të verës 2025 disa ditë do të zgjasin më pak se norma prej 24 orësh, me ndryshime të matshme në milisekonda.
Tre ditët që pritet të kenë këtë devijim të vogël kohor janë:
- 9 korrik 2025
- 27 korrik 2025
- 12 gusht 2025
Këto ditë do të jenë rreth 1.5 deri në 2 milisekonda më të shkurtra se 86,400 sekondat që përbëjnë një ditë të zakonshme.
Megjithëse për shumicën e njerëzve ky ndryshim është i pandjeshëm në jetën e përditshme, për shkencëtarët dhe sistemet që varen nga matjet ultra të sakta të kohës – si satelitët, navigimi GPS apo rrjetet globale të komunikimit – kjo rrotullim më i shpejtë kërkon përshtatje dhe vëzhgim të vazhdueshëm.
Shkencëtarët theksojnë se këto luhatje janë të zakonshme në ciklet shumëvjeçare të Tokës dhe ndikohen nga faktorë si ndërlikimet në bërthamën e planetit, aktivitetet sizmike dhe shpërndarja e masës globale. Për momentin, fenomeni nuk paraqet ndonjë rrezik për jetën në Tokë, por mbetet një fushë aktive kërkimi për të kuptuar më mirë dinamikat e planetit tonë.