
Detroit – Një ngjarje e pazakontë ndodhi në anën lindore të Detroitit, kur kartëmonedha nisën të bien nga qielli mbi Gratiot Avenue, duke shkaktuar një kaos të përkohshëm në trafik, teksa shoferët ndaluan makinat dhe uleshin në mes të rrugës për të mbledhur paratë.
Kjo nuk ishte një shaka apo ngjarje kriminale, por një homazh prekës për Darrell Thomas, i njohur në lagje si “Plant”, një pronari lokal lavazhi makinash dhe figurë e dashur e komunitetit, i cili humbi jetën së fundmi nga sëmundja e Alzheimerit.
Ngjarja u organizua nga djali i tij, i njohur si “Smoke”, për të përmbushur dëshirën e fundit të babait të tij, që pas vdekjes të bënte një dhuratë të fundit për komunitetin që aq shumë e kishte dashur.
“Detroit, ndoshta nuk e njihni babain tim, por ai ishte një njeri i madh. Ai bekoi të gjithë dhe kjo ishte dhurata e tij e fundit”, u shpreh Smoke.
Pamjet e shpërndarjes së parave dhe reagimet emocionuese të qytetarëve janë bërë virale në rrjetet sociale. Autoritetet nuk ndërhynë, pasi ngjarja ishte e organizuar dhe pa pasoja në rendin publik