
Himarë – Policia Kufitare Vlorë ka ndërhyrë me sukses në tre raste të rrezikshme për jetën e pushuesve, duke shpëtuar 16 turistë që lundronin me kanoe dhe një shtetase që po notonte me komerdare, të cilët u gjendën në vështirësi për shkak të motit të keq dhe dallgëve të forta.
🔹 Rasti i parë – Në plazhin e Palasës, një çift turistësh u gjend në rrezik ndërsa lundronte me kanoe. Shërbimet e Njësisë Policore Detare ndërhynë menjëherë dhe i shoqëruan në breg në gjendje të mirë shëndetësore.
🔹 Rasti i dytë – Në Qeparo, 14 turistë që ndodheshin në disa kanoe rrezikuan të përfundonin në det të hapur për shkak të dallgëve dhe erës së fortë. Policia Kufitare ndërhyri me mjetet e saj lundruese dhe shpëtoi të gjithë pa pasoja shëndetësore.
🔹 Rasti i tretë – Në Drimadhes, një grua u largua rreth 4 milje nga bregu ndërsa qëndronte në një komerdare. Pas lokalizimit, shërbimet kufitare e shoqëruan në breg në gjendje të mirë.
🚨 Falë reagimit të menjëhershëm dhe profesionalizmit të Policisë Kufitare, u shmangën pasoja të rënda për jetën e pushuesve, të cilët shprehën mirënjohje për ndihmën e dhënë.
👮♂️ Policia Kufitare Vlorë është në gatishmëri 24/7 dhe u bën thirrje qytetarëve që për çdo rast emergjence të telefonojnë në 112.