Zjarr masiv në kodrat e Ksamilit, banorët luftojnë flakët me mjete rrethanore – ndërhyrja zjarrfikëse e vështirësuar

Një zjarr masiv ka përfshirë kodrat e Ksamilit që prej orës 19:30 të mbrëmjes së sotme, duke shkaktuar panik mes banorëve dhe rrezik për zonat e banuara. Pamjet nga vendngjarja tregojnë flakë të përmasave të mëdha që përhapen me shpejtësi për shkak të erës dhe bimësisë së thatë.

Banorët janë detyruar të ndërhyjnë me mjete rrethanore për të shmangur përhapjen e mëtejshme të zjarrit, pasi ndërhyrja e zjarrfikësve është vështirësuar për shkak të terrenit dhe errësirës.

Autoritetet lokale janë në gadishmëri, ndërsa vijon përpjekja për vënien nën kontroll të flakëve. Deri më tani nuk raportohet për të lënduar, por dëmet materiale pritet të jenë të konsiderueshme nëse zjarri nuk izolohet në orët në vijim.