Vrasja e Grei Bihucit, Gjykata dënon me 12 vjet burg Florian Mukën, i mituri KM i pafajshëm

Fier – Ka përfunduar seanca gjyqësore  duke u dhënë vendimi për autorët e vrasjes së 20 vjeçarit Grei Bihuci  në 11 mars të vitit 2024 në qëndër të qytetit Fier.

Mesditën e sotme janë paraqitur të gjitha palët pasi është dhënë edhe vendimi. Sipas burimeve zyrtare nga gjykata e shkallës parë e juridiksionit Fier  seanca gjyqsore është zhvilluar në masa të rrepra sigurie.

Trupi gjykues përbëhej nga kryetarGenci Busho dhe anëtarl Vladimir Cjapi dhe Elira Hroni. Prokuror i çështjes ka qënë Petrit Vukaj ndërsa dy autorët e akuzuar për vrasje mbroheshin nga avokat Ervis Goxhaj.

Pasi ka lexuarn faktet në dosje dhe dëshmitë e dhëna në prokurori, Petrit Vukaj  ka këruar shpalljen fajtor  të të akuzuarëve ku për Florian Mukën ka kërkuar 25 vjet burg dhe për të miturin KM (vllai i Florianit) 12 vjet burg.

Mbrojtja nga ana e saj e përfaqsuar nga avokat Ervis Goxhaj kanë pohuar para trupit gjykues se. Floriani e ka pranuar vrasjen por ka thënë se e ka kryer në kuhstet e vetmbrojtjes. Ndërsa i mituri KM 16 vjeç, vllai i autorit të ngjarjes,  ka pohuar se ai ka qënë prezent kur ka ndodhur sherri dhe është kryer vrasja por vet nuk ka kryer asnjë veprim. Dy të akuzuarit kanë kërkuar falje dhe kan shprehur pendesë për veprimet e kryera.

Akuza ishte vrasje me paramendeim  e kryer ne bashkepunim sipas nenit 78/1 dhe 25 u kerkua per Florian Muken 25 vjet por mëqënëse e ka pranuar vrasjen , ka kërkuar falje u dënua me 12 vjet burg në bazë të nenit 76, dhe per te miturin 12 vjet por për moskallzim krimi u dlnua me 1 vit burg gjë që e ka kryer në paraburgim dhe ështe lene i lire