Shpallen në kërkim dy 25 vjeçarë, dhunuan të afërmen për ti marr para

Divjakë – Veprimet e policisë së Divjakës në Lushnje në 24 orët e fundit
-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin A. M., 44 vjeç, për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm”;
-shpallën në kërkim shtetasit F. Zh., 25 vjeç, banues në Divjakë dhe P. B., 25 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka kallëzuar një 42-vjeçare, se këta shtetas (nipërit e saj) kanë ushtruar dhunë psikologjike ndaj saj, për t’iu dhënë para. Më tej, për këta 2 shtetas ka kallëzuar dhe një 33-vjeçar, punonjës në subjektin që administron 42-vjeçarja, se e kanë kanosur dhe i kanë dëmtuar automjetin. Vijon puna për kapjen e 2 shtetasve;
-referuan materialet në Prokurori, për vlerësim, pasi në lagjen nr. 2, Divjakë, dyshohet se si pasojë e një shkëndije elektrike, ka marrë flakë automjeti i shtetatasit K. L., që ka qenë i parkuar në oborrin e banesës së tij.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.