Drejtonte makinë pa patentë në Tiranë, procedohet penalisht 17-vjeçari nga Shkodra

Një 17-vjeçar është kapur nga policia duke drejtuar automjetin pa leje drejtimi në qytetin e Tiranës.

Sipas njoftimit zyrtar, Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor kanë referuar materialet në Prokurori dhe kanë nisur procedimin penal ndaj të miturit, banues në Shkodër.

“Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme”, thuhet në njoftimin e policisë.

17-vjeçari është proceduar në gjendje të lirë, por rrezikon ndjekje penale për drejtim mjeti pa leje, shkelje që ndalohet rreptësisht nga Kodi Penal dhe ai Rrugor.