
Një aksident rrugor i rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme, rreth orës 21:00, në aksin rrugor “Fier–Ballsh”, në afërsi të fshatit Plyg.
Sipas informacioneve paraprake, një 15-vjeçar nga fshati Mbyet, i cili po drejtonte një automjet në mënyrë të paligjshme, ka humbur kontrollin mbi drejtimin dhe automjeti ka dalë nga rruga.
Si pasojë e aksidentit janë plagosur vetë drejtuesi si dhe dy pasagjerë të tjerë, të moshës 13 dhe 14 vjeç, po ashtu banues në Mbyet. Të tre të miturit janë transportuar menjëherë në spital dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe përcaktimin e shkakut të aksidentit. Ndërkohë, ngjarja ngre shqetësime serioze për mënyrën e përdorimit të automjeteve nga të mitur në zona rurale