
Policia e Fierit ka bërë të mundur kapjen dhe ndalimin e shtetasit M. P., 32 vjeç, banues në Patos, i cili ishte shpallur në kërkim për goditje për shkak të detyrës. Sipas njoftimit zyrtar, arrestimi vjen pas kontrolleve të fokusuara mbi ngjarjen e ndodhur më 11 mars 2025, kur u godit me grushte një punonjës i IEVP Fier gjatë ushtrimit të detyrës.
Gjykata e Fierit i kishte caktuar më herët masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprën penale “Goditja për shkak të detyrës”, kryer në bashkëpunim.
32-vjeçari, i cili rezulton i dënuar më parë për vrasje dhe armëmbajtje pa leje, akuzohet se në bashkëpunim me shtetasit A. M., E. N. dhe E. R., ka goditur punonjësin e institucionit të vuajtjes së dënimit. Të tre bashkëpunëtorët e dyshuar vijojnë të jenë në kërkim.
Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier për vijim të hetimeve.