“Po mbron qiejt e Izraelit” – Netanyahu falënderon Trump: Është mik i madh i vendit tonë

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka publikuar një video-mesazh drejtuar qytetarëve të tij, ku falënderon Presidentin amerikan Donald Trump për mbështetjen e vazhdueshme ndaj Izraelit, në një moment të tensionuar për rajonin.

“Dua të falënderoj Presidentin Trump, një mik të madh të Shtetit të Izraelit. E falënderoj që qëndron me ne dhe për mbështetjen e Shteteve të Bashkuara në mbrojtjen e qiejve të Izraelit,” u shpreh Netanyahu.

Ai shtoi se ka mbajtur komunikim të vazhdueshëm me liderin amerikan, përfshirë një telefonatë të fundit gjatë mbrëmjes së kaluar, të cilën e përshkroi si “shumë të ngrohtë”.

Mesazhi i Netanyahu vjen në vazhdën e tensioneve të shtuara në Lindjen e Mesme, ku përplasjet diplomatike dhe ushtarake kanë hyrë në një fazë delikate, dhe mbështetja ndërkombëtare luan një rol kyç