Irani lëshon raketa Sejjil-2 drejt Izraelit: “Ka nisur vala e 12-të e Premtimit të Vërtetë

Irani ka deklaruar se ka lëshuar raketa balistike me rreze të mesme veprimi, të tipit Sejjil-2, drejt territorit izraelit. Lajmi është bërë i ditur nga Korpusi i Gardës Revolucionare Islamike përmes një deklarate zyrtare.

Sipas mediave ndërkombëtare, raketat e lëshuara janë të pajisura me lëndë djegëse të ngurtë dhe konsiderohen ndër më të fuqishmet në arsenalin iranian.

“Vala e dymbëdhjetë e ‘Premtimit të Vërtetë’ ka filluar me lëshimin e raketave super të rënda dhe me rreze të gjatë veprimi, Sejjil-2”, thuhet në deklaratën e Gardës Revolucionare.

CNN ka raportuar se nuk ka mundur të verifikojë në mënyrë të pavarur pretendimet e Iranit, ndërkohë që priten informacione të mëtejshme gjatë orëve në vijim.

Ndërkohë, retorika në Uashington është ashpërsuar. Presidenti amerikan Donald Trump u ka kërkuar sot udhëheqësve iranianë të dorëzohen pa kushte, duke paralajmëruar se çdo akt agresioni do të marrë përgjigjen e