Tërmet 4.2 ballë godet Greqinë, epiqendra në Kalkidhiki pranë Paliourit

Një tërmet me magnitudë 4.2 të shkallës Rihter ka goditur mbrëmjen e së hënës rajonin e Kalkidhikisë në Greqi.

Sipas të dhënave zyrtare nga Instituti Gjeodinamik, tërmeti kishte epiqendrën 23 kilometra në jugperëndim të Paliourit, në zonën e Kasandrës, ndërsa thellësia fokale është raportuar në 10 kilometra.

Lëkundjet janë ndjerë në disa pjesë të Greqisë veriore, por deri tani nuk raportohet për dëme materiale apo të lënduar. Autoritetet janë në ndjekje të situatës.