
Presidenti amerikan Donald Trump ka reaguar lidhur me sulmet e Izraelit në Iran gjatë natës së fundit. Për Fox News, Trump deklaroi se qeveria amerikane ishte në dijeni të operacionit, por SHBA nuk morën pjesë në të.
Ai theksoi se ushtria amerikane nuk kishte rol në sulm dhe shprehu shpresën që Irani të rifillojë negociatat me SHBA për të frenuar programin e tij bërthamor.
“Irani nuk mund të ketë një bombë bërthamore dhe shpresojmë të kthehemi në tryezën e negociatave. Do ta shohim. Ka disa njerëz në udhëheqje që nuk do të kthehen,” tha Trump, duke vënë në dukje se SHBA kanë konfirmuar se shumë udhëheqës iranianë kanë humbur jetën në sulm.