Tragjedi në Tiranë: 30-vjeçari hidhet nga lartësia në “Qytet Studenti”, ndërron jetë në spital

Tragjedi në Tiranë: 30-vjeçari hidhet nga lartësia, ndërron jetë në spital

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Tiranë, në zonën e “Qytet Studenti”, ku një i ri rreth 30 vjeç ka humbur jetën si pasojë e një akti tragjik.

Sipas njoftimit të Policisë së Tiranës, dyshohet se i riu është vetëhedhur nga një lartësi më datë 7 qershor 2025 dhe ka ndërruar jetë pas mbërritjes në spital.

Ende nuk është bërë e ditur identiteti i viktimës, ndërsa grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Autoritetet kanë bërë thirrje për kujdes dhe ndërgjegjësim lidhur me çështjet e shëndetit mendor, ndërsa kjo është ngjarja e dytë tragjike brenda pak ditësh që përfshin persona të rinj në kryeqytet.