
Ish-presidenti amerikan Donald Trump ka shkaktuar sërish polemika në rrjetet sociale, pasi ripostoi në platformën e tij Truth Social një teori konspirative të çuditshme, ku pretendohet se presidenti Joe Biden është eliminuar që në vitin 2020 dhe është zëvendësuar nga një “klon-robot”.
Postimi origjinal, i bërë nga një përdorues me më pak se 1 mijë ndjekës, përmbante pretendime të pabazuara se Biden është një entitet artificial, “pa shpirt”, që menaxhohet nga figura të padukshme brenda Partisë Demokrate.
“Demokratët nuk e kuptojnë që nuk është më ai. Janë duke përdorur klone”, thuhej në mesazhin e shpërndarë nga Trump pa asnjë koment.
Mediat ndërkombëtare, përfshirë Corriere della Sera dhe New York Times, raportojnë se ky veprim ka nxitur debat mbi përhapjen e dezinformatave në rrjetet sociale, sidomos nga figura të larta politike. Nga ana tjetër, Shtëpia e Bardhë ka refuzuar të komentojë mbi përmbajtjen e postimit.
Ndërkohë, presidenti Biden është përballur kohët e fundit me sfida shëndetësore. Në muajin maj, ai u diagnostikua me një formë agresive të kancerit të prostatës dhe ndodhet nën kujdes të specializuar mjekësor, ndërsa familja e tij po shqyrton opsionet e trajtimit.
Përplasjet mes Trump dhe Biden kanë qenë të shpeshta që prej rikthimit të Trump në krye të Shtëpisë së Bardhë në fillim të vitit 2025