Zbulohet skandali: 6 policë rrugorë në Elbasan në gjyq për ryshfet dhe shpërdorim detyre

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm në Elbasan ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim gjashtë efektivë të Policisë Rrugore, të akuzuar për korrupsion pasiv, shpërdorim detyre dhe falsifikim kompjuterik.

Në qendër të çështjes janë punonjësit Endri Hazizi, Aurel Tahiri dhe Xhevahir Stërmugu, të cilët ndodhen në arrest shtëpie, si të dyshuar për përfitimin e ryshfeteve nga drejtues mjetesh në këmbim të mosvendosjes së gjobave për shkelje të qarkullimit rrugor.

Gjithashtu, efektivët Eraldi Koprencka dhe Nertil Xhemalaj janë pezulluar nga detyra dhe do të përballen me akuzën e “Shpërdorimit të detyrës” në bashkëpunim.

Sipas Prokurorisë, grupi i punonjësve të policisë kishte krijuar një sistem të brendshëm tolerimi ndaj kundërvajtjeve administrative, duke dëmtuar interesat financiare të shtetit dhe duke cenuar rëndë besimin e qytetarëve ndaj institucioneve ligjzbatuese.

Çështja pritet të shqyrtohet në gjykatë në ditët në vijim.