
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, do të paraqitet të hënën në Prokurorinë e Posaçme (SPAK), në orën 09:30, për të zbatuar masën e sigurisë “detyrim paraqitje” të vendosur ndaj tij nga Gjykata e Posaçme.
Lajmin e ka bërë të ditur Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Flamur Noka, përmes një mesazhi në grupin zyrtar të WhatsApp-it të Këshillit Kombëtar të kësaj force politike. Në mënyrë ironike, Noka i ka njoftuar anëtarët për zhvillimin e ditës së nesërme, duke e theksuar paraqitjen në SPAK si një ngjarje që kërkon vëmendje dhe mbështetje politike.
Ende nuk dihet nëse kjo paraqitje do të shoqërohet me një deklaratë për mediat nga Berisha ose përfaqësues të tjerë të PD-së.
Ky zhvillim vjen në kuadër të hetimeve të hapura ndaj Berishës, të cilat kanë sjellë tensione të vazhdueshme mes institucioneve të drejtësisë dhe drejtuesve të opozitës.