
Një tornado në jug të Kilit la 13 të plagosur dhe shkatërroi me qindra ndërtesa më 25 Maj.
Banorët thanë për mediat lokale se tornadoja ishte e fortë me një erë të fuqishme që theu dyer e dritare ndërsa mori me vete edhe çatitë.
Për pasojë rrugët e qytetit të Puerto Varas-it ishin të mbushura me mbetje, përfshirë degë pemësh dhe llamarina çatie.
Siç bëri me dije Shërbimi Kombëtar i Kilit për Ndalimin dhe Përgjigjen ndaj Katastrofave, tornadoja shkatërroi të paktën 250 shtëpi.