
Tension i lartë në Bregun Perëndimor: ushtria izraelite ka qëlluar me zjarr paralajmërues drejt një delegacioni diplomatik ndërkombëtar pranë kampit të refugjatëve në Jenin. Delegacioni përfshinte përfaqësues nga Bashkimi Evropian, vende arabe, Kina dhe Japonia, të cilët po zhvillonin një vizitë në terren.
Forcat izraelite justifikuan veprimin duke thënë se diplomatë kishin hyrë në një zonë aktive operacionale, pa koordinim të plotë me ushtrinë. Megjithatë, pamje të shpërndara nga Ministria e Jashtme palestineze tregojnë diplomatët duke u larguar me nxitim pas të shtënave.
Ngjarja ka shkaktuar reagime të forta diplomatike. Italia thirri ambasadorin izraelit në Romë, ndërsa zëvendëskryeministri Antonio Tajani e quajti incidentin “të papranueshëm dhe të rrezikshëm”. Edhe zyrtarë të BE-së, përfshirë Kaja Kallas, kërkuan një hetim të plotë dhe transparencë nga autoritetet izraelite