
Detaje të reja janë zbardhur nga dosja hetimore për atentatin e dështuar ndaj Inez Hajrullës dhe Ervis Matodashajt, të njohur me nofkat “Sakati” dhe “Qorri”.
Në qendër të dosjes që ka ndërtuar Prokuroria është dëshmia e Xhovana Nikollit, e cila ka bashkëpunuar me drejtësinë. Ajo ka treguar planin që ishte hartuar nga Leonard Luzi (i njohur si Daku apo Nard Çami), për të organizuar vrasjen e dy personave për një shpërblim prej 500 milionë lekësh.
Ekzekutimi do të kryhej nga Amarildo Nikolli, partneri i Xhovanës dhe një vrasës me pagesë, i cili u ndalua nga Policia në momentin që po shkonte për të kryer atentatin.
Në dëshminë e saj, Nikolli ka rrëfyer:
“E njoh Leonard Luzin dhe kam dëgjuar një bisedë mes tij dhe Amarildos, në shtëpinë tonë në Vlorë, ku Leonardi i kërkonte të vriste dy persona që i quante ‘Ini’ dhe ‘Qorri’.”
Ky rrëfim vjen një ditë pasi Gjykata e Apelit të Posaçëm la në fuqi vendimet e mëparshme të dënimit:
- Leonard Luzi – 10 vite burg
- Amarildo Nikolli – 2 vite e 9 muaj (si bashkëpunëtor i drejtësisë)
- Muharem Koroveshi – 6 vite e 8 muaj burg
Të tre, së bashku me Erio Zejnon (ende në kërkim), u përfshinë në planin për atentatin që do të ndodhte në gusht 2023, por që u ndalua në kohë nga autoritetet