Vulosen emrat e deputetëve të rinj! Kush janë 140 politikanët që do të formojnë Kuvendin e ri

Nga malet e Kuçit deri në rrugën drejt një mazhorance absolute, Edi Rama nuk i dha thjesht një tjetër fitore Partisë Socialiste, por një dominim të plotë politik.

Në një klimë të menaxhuar me kujdes, me një opozitë të përçarë dhe një fushatë që më shumë ngjante me administrim të fitores sesa përpjekje për bindje, PS-ja arriti një rekord historik: 83 mandate në Kuvend.

Socialistët fituan me 52.14% të votave, duke lënë shumë pas të djathtën, e cila në zgjedhjet e 11 majit siguroi vetëm 50 mandate – një rezultat i zymtë dhe larg çdo pritshmërie.

Ndërkohë, Partia Socialdemokrate (PSD) e Tom Doshit arriti të marrë 3 mandate, ndërsa befasia e këtyre zgjedhjeve ishin partitë e vogla. Megjithatë, për shkak të sistemit elektoral, ato nuk arritën të përfaqësohen sipas përqindjes së votave që morën.

  • Partia Mundësia e Agron Shehajt siguroi 2 mandate në Tiranë
  • Lëvizja Bashkë fitoi 1 mandat në Tiranë
  • Shqipëria Bëhet mori gjithashtu 1 mandat në kryeqytet

Edhe votat e diasporës janë numëruar, duke finalizuar listën e 140 deputetëve që do të formojnë Kuvendin e ri të Shqipërisë.