
Policia e Tiranës ka dalë me njoftim zyrtar në lidhje me ngjarjen e rëndë tek zona e Liqenit të Thatë ku një 38-vjeçare u vetëvra me armë zjarri.
E reja i ka dhënë fund jetës rreth orës 04:15 brenda automjetit tip “Volvo”.
Mediat raportojnë se 38-vjeçarja në momentin që u gjet pa jetë ishte e ulur në sediljen e pasagjerit. Policia ka sekuestruar kamerat e sigurisë për të zbuluar rrethanat e kësaj ngjarje tragjike.
“Informacion paraprak: Rreth orës 04:15 në rrugën ‘Peti’, shtetasja E. Xh., rreth 38 vjeçe, dyshohet se është vet*vrarë me armë zjarri, brenda në automjet. Punohet për sqarimin e rrethanave të rastit.”
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme