
Të gjithë liderët e vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe përfaqësuesit më të lartë të Bashkimit Europian janë mbledhur mbrëmjen e së mërkurës në Tiranë, në një darkë informale të organizuar nga kryeministri Edi Rama dhe Presidenti Bajram Begaj. Takimi vjen në prag të Samitit të Komunitetit Politik Europian, që do të zhvillohet të enjten në kryeqytetin shqiptar.
Në mesin e të ftuarve janë Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ai i Malit të Zi, Jakov Milatoviç, kryesuesja e Presidencës trepalëshe të Bosnjës, Željka Cvijanović, dhe Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski.
Të pranishëm janë gjithashtu edhe figura kyçe të Bashkimit Europian, si Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, Presidenti i Këshillit Europian, Antonio Costa, Përfaqësuesja e Lartë për Politikën e Jashtme, Kaja Kallas, dhe Kryeministri i Polonisë, Donald Tusk.
Kjo darkë joformale është paraprija e diskutimeve të rëndësishme që priten të zhvillohen gjatë samitit, ku në fokus do të jetë bashkëpunimi politik dhe siguria në kontinentin europian