
Kryeqyteti shqiptar do të jetë nesër dhe pasnesër në vëmendjen e mbarë Europës, ndërsa Tirana pret Samitin Europian më të rëndësishëm që është zhvilluar ndonjëherë në Shqipëri.
Kryeministri Edi Rama, në fjalimin e tij pas fitores elektorale, zbuloi disa nga momentet kyçe të kësaj ngjarjeje madhore.
🟢 Kush vjen dhe çfarë pritet:
- Keir Starmer, Kryeministër i Britanisë së Madhe, do të jetë i pari lider që zbarkon në Shqipëri, në një vizitë bilaterale historike – e para në marrëdhëniet mes dy vendeve.
- Emmanuel Macron, Presidenti i Francës, do të jetë lideri i fundit që largohet nga Tirana, duke zhvilluar një vizitë të dytë bilaterale pas përfundimit të samitit.
🗣️ “Europa do të zbresë në këtë shesh”, tha Rama, duke iu referuar Sheshit Skënderbej si zemra e pritjes zyrtare dhe simbolike për liderët më të lartë të BE-së.
🟨 Rëndësia gjeopolitike:
Samiti i datave 15-16 maj pritet të sjellë zhvillime të rëndësishme për integrimin europian të Ballkanit Perëndimor, si dhe për sfidat e përbashkëta të sigurisë, energjisë dhe migracionit.
Tirana për dy ditë bëhet jo vetëm qendra diplomatike e rajonit, por edhe një nga skenat më të rëndësishme të vendimmarrjes europiane