Ndryshim surprizë në Korçë: Spaho dhe Mano jashtë Kuvendit – PS përfiton nga kuotat gjinore, Besa Spaho merr mandatin

Numërimi i 422 qendrave të votimit për preferencat e qytetarëve në Qarkun e Korçës ka sjellë ndryshime të papritura në emrat që do të përfaqësojnë zonën në Kuvend.

🔴 Partia Socialiste do të çojë 3 deputetë nga lista e hapur, dhe renditja aktuale është:

  1. Ilirian Pendavinji
  2. Bledi Çomo
  3. Besa Spaho – përfiton mandatin nëpërmjet kuotës gjinore, edhe pse nuk është ndër më të votuarat.

🟦 Partia Demokratike përjeton një humbje të rëndë në aspektin personal:

Edmond Spaho dhe Ledina Mano, dy figura të njohura të kësaj force politike në Korçë, mbeten jashtë Kuvendit, pas konfirmimit të emrit të fituesit nga KQZ.

Ndryshimi i emrit të deputetit fitues në PD ka ardhur pas përditësimit të fundit të të dhënave preferenciale, duke sjellë një tjetër përmbysje në këtë qark të rëndësishëm elektoral.

Ky rezultat është një tjetër dëshmi se sistemi i listave të hapura dhe kuotat gjinore kanë sjellë surpriza dhe përmbysje të forta në përfaqësimin parlamentar për zgjedhjet e 2025-ës