“Shkodra Elektronike” kualifikon Shqipërinë në finalen e Eurovision 2025 me këngën “Zjerm”; mes 10 vendeve fituese të gjysmëfinales së parë

Shqipëria është kualifikuar në natën finale të Eurovision 2025, që po mbahet në Bazel, Zvicër. Grupi “Shkodra Elektronike” me këngën “Zjerm” u rendit mes 10 vendeve fituese të gjysmëfinales së parë.

Finalistët e kësaj nate janë: Norvegjia, Shqipëria, Suedia, Islanda, Holanda, Polonia, San Marino, Estonia, Portugalia dhe Ukraina.

Pasi u shpall kualifikimi, Kryeministri Edi Rama ka përgëzuar përfaqësuesit shqiptarë për suksesin:

“Urime Shkodrës Elektronike për energjinë dhe suksesin në skenën evropiane. Tani drejt finales!”

Finalja e madhe e Eurovision 2025 do të zhvillohet të shtunën mbrëma, ku Shqipëria do të synojë një rezultat sa më të lartë në garën muzikore më të ndjekur të kontinentit