
Struktura e Posaçme Antikorrupsion (SPAK) ka marrë një tjetër nismë në kuadër të luftës kundër krimeve zgjedhore. Për zgjedhjet e 11 majit, SPAK ka publikuar një numër telefoni të gjelbër falas: 0800 04 05, i cili do të jetë aktiv nga ora 07:00 deri në 19:00, përgjatë gjithë orarit zyrtar të votimit.
Qytetarët mund të përdorin këtë numër për të denoncuar çdo rast të paligjshmërisë që lidhet me procesin zgjedhor. Nisma është bërë publike edhe përmes rrjeteve sociale zyrtare të SPAK.