
Aksident në Pogradec, makina përplas një 73-vjeçare në rrugën e Drilonit
Një aksident është regjistruar pasditen e sotme në rrugën e Drilonit, në Pogradec, ku një automjet tip “Mitsubishi” ka përplasur një këmbësore.
E lënduara është shtetasja Z.D., 73 vjeçe, banuese në Pogradec, e cila është transportuar menjëherë në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Sipas njoftimit zyrtar të policisë, aksidenti ka ndodhur rreth orës 19:00, ndërsa drejtuesi i automjetit, shtetasi K.L., është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për të përcaktuar rrethanat dhe shkaqet e aksidentit