Dy aksidente në Fier brenda pak orësh; në njërin prej tyre lëndohet një person, i cili dërgohet në spital. Policia po heton shkaqet.

Dy aksidente brenda pak orësh në Fier, një i lënduar dërgohet në spital

Dy aksidente rrugore janë regjistruar këtë pasdite në Fier, brenda një intervali të shkurtër kohor.

Ngjarja e parë ka ndodhur në qendër të qytetit, ku janë përplasur tre automjete. Fatmirësisht nuk raportohet për të lënduar, por vetëm për dëme materiale.

Ndërkohë, aksidenti i dytë ka ndodhur në vendin e njohur si “Vija e Ngjalës”, ku janë përplasur dy automjete. Si pasojë, një person ka mbetur i plagosur dhe është transportuar menjëherë në spitalin rajonal për ndihmë mjekësore.

Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për të zbardhur shkaqet e aksidentit