Stilisti i njohur nga Prishtina plagos bashkëshorten dhe vret veten

Janë zbuluar detaje të reja nga ngjarja tragjike në Prishtinë ku  34 vjecari plagosi bashkëshorten dhe më pas i dha fund jetës.

Viktima është stilisti i njohur, Festim Isufi, i cili dyshohet se ka sulmuar gruan e tij, Rina Maloku, me thikë, dhe më pas ka përdorur të njëjtën thikë duke goditur për vdekje veten e tij.

Sipas raportimeve të fundit, 30-vjeçarja Rina Maloku është goditur me thikë dhe është transportuar menjëherë në spital për ndihmë mjekësore ndërsa, Festim Isufi ka ndërruar jetë në vendngjarje.

Kujtojmë se Rina Maloku, gruaja e tij, është influencere e njohur në rrjetet sociale. Ndërsa Festim Isufi ishte stilisti i parë shqiptar që prezantoi koleksionin e tij prej 20 veshjesh Haute Couture në Javën e Modës në Paris. Përveç kësaj, Isufi kishte mbajtur edhe kurse profesionale për dizajn mode.

Mbështetur në të dhënat fillestare, dyshohet se personat kanë pësuar lëndime nga një mjet i mprehtë, dyshohet thikë. Hetuesit policor po ndërmarrin veprimet e nevojshme për zbardhjen e plotë të ngjarjes,” tha Flora Ahmeti, zëdhënëse e policisë së Kosovës.

Policia ka nisur hetimet për të përcaktuar shkaqet që çuan në këtë ngjarje tragjike dhe për të zbuluar motivet e mundshme të veprimeve të autorit.