PSG MUND ARSENALIN DHE SHKON NË FINALEN E LIGËS SË KAMPIONËVE

Paris Saint-Germain ka siguruar një fitore të madhe në shtëpi ndaj Arsenalit me rezultatin 2-0, në ndeshjen e kthimit të gjysmëfinales së Ligës së Kampionëve. Kjo fitore i çon “Parizienët” në finalen e dytë të këtij kompeticioni në historinë e klubit.

Goli i parë erdhi në minutën e 27 nga mesfushori spanjoll Fabian Ruiz, i cili shënoi një supergol që i dha avantazhin PSG-së.

Në pjesën e dytë, Vitinha humbi një penallti në minutën e 69-të, por vetëm tre minuta më vonë, Achraf Hakimi dyfishoi shifrat, duke vulosur kualifikimin.

Arsenali reagoi shpejt me një gol nga Bukayo Saka në minutën e 76-të, por ai nuk mjaftoi për të përmbysur fatin e ndeshjes.

Me këtë sukses, PSG kualifikohet për në finalen e madhe ku do të përballet me Interin, që eliminoi Barcelonën një natë më parë në një ndeshje spektakolare.