
Bashkia Fier është vënë më në fund në lëvizje për të pastruar lumin Gjanica — por jo si pjesë e një plani të përhershëm apo kujdesi ndaj qytetarëve. Shkaku? Një vizitë e paralajmëruar e Kryeministrit Edi Rama! Punonjës të bashkisë janë futur në lum me lopata dhe çizme për të hequr baltën dhe mbeturinat që prej kohësh janë bërë pjesë e përditshme e Fierit.
Qytetarët kanë vëzhguar me ironi këtë “aksion emergjent”, duke e quajtur një show para vizitës, dhe jo një akt të mirëfilltë për mjedisin dhe shëndetin publik. Kjo është fotografia më e qartë e mënyrës sesi funksionon administrimi lokal: jo për qytetarët, por për sy e faqe, sa herë dikush i rëndësishëm vjen për vizitë.