Ç’po ndodh me turistët? Muaji mars shënon rekord negativ vizitorësh

Në tre muaj numri i turistëve në Shqipëri ka shkuar në 1 milion e 700 mijë. Megjithatë INSTAT raporton se vetëm në muajin mars ka pasur një rënie të lehtë Muaji mars shënoi një rënie me 2.7 për qind krahasuar me vitin e shkuar të shtetasve të huaj  që hynë në vendin tonë.Sipas të dhënave të INSTAT kanë qenë 549 mijë e 765 persona që kryesisht kanë deklaruar vizitë te të afërmit apo dhe për pushime.

Në Mars 2025, 95 % e hyrjeve të shtetasve të huaj në Shqipëri janë nga rajoni i Evropës dhe kryesisht nga ajo Jugore.

Përtej kësaj, tre muajt e parë në vendin tonë kanë mbërritur mbi 1 milion e 726 mijë të huaj një rritje me 5.3 për qind.

Sa  i përket shqiptarëve janë 604 mijë që janë kthyer në vendin tonë me 3.3 për qind më shumë se viti i shkuar. Ndërsa rritje ka dhe për numrin e atyre që kanë dalë nga territori unë.Megjithatë do të jetë muajt nga maji deri në shtator që do të vendosin mbi trendin e turistëve që do të zgjedhin Shqipërinë për pushime. Viti i shkuar u mbyll me rreth 12 milionë dhe pritet që kjo shifër të kalohet sërish. Hapja e sezonit veror shënon kulmin e dyndjeve ku pjesa më e madhe përzgjedhin bregdetin.Prej muajsh tashmë Shqipëria ka zënë dhe hapësirë në mediet kryesore botërore ku vlerësohet jo vetëm klima dhe gastronomia por edhe çmimet që ende në Evropë konsiderohen të lira.