
Rreth 10% ka arritur volumin e prodhimit energjia fotovoltaike në vend, ka deklaruar zëvendëskryeministrja, njëherësh ministre e Inftrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku teksa mori pjesë në ceremonine e përurimit të parkut fotovoltaik në Karavasta.
“Energjia fotovoltaike ka arritur që të zër 10% të volumeve të prodhimit, të energjisëe të instaluar ne vendin tonë. Ky është një volum shumë i rëndësishëm, nëse ju keni parasysh që shqipëria është krenare për prodhjimin e saj të rinovueshëm.”
Sipas Ballukut, ky park mban një sërë vlerësh ndërsa është arritur një çmim rekord.Ky park mbart një sërë vlerash, është dhe parku më i madh fotovoltaik në Ballkan. Kemi arritur një cmim rekord. Voltalia për ne është një shembull që e themi në cdo tryezë me investitorë të huaj. Voltalia po ndërton një park të ri në Spitallë. Dua të nënvizoj edhe një fakt tjetër shumë të rëndësishëm, të marrëdhënieve të Shqipërisë dhe Francës. Është për t’u shënuar fakti i marrëdhënies së shkëlqyer të presidentit Macron dhe kryeministrit Rama dhe vizita e tij në Shqipëri me një grup investitorësh ka krijuar një shembull të mirë për vendin tonë në BE. Shqipëria dhe shqiptarët aspirojnë që brenda 2030 të jemi pjesë e BE e para se na takon, se kemi lindur në zemër të Evropës dhe jemi një prej popujve më të lashtë dhe këtë nuk na i ndryshon dot askush.”
Sipas të dhënave nga ERE, vitin e kaluar nisi prodhimin centrali fotovoltaik i Karavastasë, që gjeneroi në total 258,383 mWh, ose më shumë se gjysmën e të gjithë prodhimit diellor në vend.
Parku fotovoltaik i Karavastasë, një investim nga kompania franceze Voltalia, është më i madhi diellor në Ballkanin Perëndimor, me kapacitet prej 140 megavat, i shtrirë në një sipërfaqe prej 198 hektare