Aksident në Llogara: Autobusi përplaset me kamion në kthesë – trafik i rënduar në aksin rrugor

Një aksident rrugor ka ndodhur mesditën e sotme në zonën e Llogarasë, ku një autobus është përplasur me një kamion në njërën nga kthesat e njohura të rrugës.

Sipas pamjeve dhe raportimeve, dy mjetet kanë hyrë njëkohësisht në kthesë, çka ka çuar në përplasjen e tyre. Përplasja ka shkaktuar bllokim të qarkullimit në këtë segment rrugor, duke krijuar trafik të rënduar deri pranë tunelit të Llogarasë.

Fatmirësisht, nuk raportohet për viktima apo të lënduar rëndë – mësohet se ka vetëm dëme materiale. Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për normalizimin e qarkullimit dhe zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.