Shqipëria do të jetë mikpritësja e Samitit të Komunitetit Politik Europian më 16 maj, ngjarje që do të mbahet në Tiranë dhe do të mbledhë liderët më të rëndësishëm të kontinentit

Shqipëria do të jetë mikpritësja e Samitit të Komunitetit Politik Europian më 16 maj, ngjarje që do të mbahet në Tiranë dhe do të mbledhë liderët më të rëndësishëm të kontinentit.

Kryeministri Edi Rama, përmes një postimi në Facebook, ka shprehur krenarinë për këtë moment të rëndësishëm:

“MIRËMËNGJES dhe me krenarinë për faktin se në 16 maj, do të bëhen bashkë në zemër të Tiranës për Samitin e Komunitetit Politik Europian, liderët e të gjithë kontinentit tonë të demokracive, nga Londra në Kiev e nga Oslo në Ankara, ju uroj një ditë të mbarë.”

Ky është një nga eventet më të mëdha ndërkombëtare që zhvillohet në Shqipëri, duke e pozicionuar vendin si një faktor të rëndësishëm në skenën politike europiane. Samiti pritet të fokusohet në bashkëpunimin politik, sigurinë, energjinë dhe stabilitetin në rajon e më gjerë.