Berisha sfidon Ramën: Përballu me mua në debat publik para qytetarëve

Gjatë një takimi me qytetarë në zonën e Fushës së Aviacionit në kryeqytet, kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, i ka drejtuar një ftesë të hapur kryeministrit Edi Rama për një debat të drejtpërdrejtë publik.

Berisha tha se përpara zgjedhjeve të 11 majit, të gjitha partitë politike duhet të prezantojnë programet e tyre përmes ballafaqimit dhe jo përmes fjalimeve të njëanshme.

“E ftoj të dalim në debat para qytetarëve. Lëri monologjet me zhaba e zhapikë dhe hajde përballemi. Të prezantojmë secili programin tonë dhe të bindim qytetarët me ide, jo me propagandë,” u shpreh ai.

Sipas tij, qytetarët meritojnë transparencë dhe debat të hapur për të vlerësuar alternativat që u ofrohen.