Fier – Qytetarët të shqetësuar nga trafiku i rënduar dhe parkimet e paligjshme në zonën pedonale

Trafiku i rënduar në qendër të qytetit të Fierit po shkakton shqetësim të madh tek qytetarët, veçanërisht në zonën pedonale, e cila është menduar si një hapësirë për lëvizjen e lirë të këmbësorëve dhe jo për qarkullimin apo parkimin e automjeteve.

Shkelja e rregullave të qarkullimit është bërë e përditshme në këtë zonë, ku drejtues mjetesh parkojnë në mënyrë të paligjshme, pavarësisht sinjalistikës rrugore që ndalon qëndrimin dhe parkimin. Tabelat që tregojnë “Ndalim qëndrimi” injorohen hapur, duke e kthyer pedonalen në një kaos urban dhe duke bllokuar lëvizjen normale të qytetarëve.

Qytetarët i bëjnë thirrje Policisë Rrugore dhe organeve përgjegjëse për ndërhyrje të menjëhershme, duke kërkuar vendosjen e gjobave për shkelësit dhe rikthimin e rendit në këtë hapësirë publike. Sipas tyre, mungesa e kontrolleve dhe tolerimi i shkeljeve ka krijuar një situatë të pandurueshme, që dëmton jo vetëm qarkullimin, por edhe cilësinë e jetës në qytet.

“Pedonalja është për qytetarët, jo për makina. Ne nuk mund të kalojmë më lirshëm, sepse trotuaret janë kthyer në parkingje. Kjo është e pafalshme,” – shprehen banorët.

Qytetarët propozojnë si zgjidhje vendosjen e barrierave fizike, rritjen e pranisë së policisë në terren dhe forcimin e masave administrative ndaj drejtuesve të mjeteve që nuk respektojnë rregullat

Avatar photo
Arveni Avdulaj
4 April, 17:11 | Përditësimi: 4 April, 17:11