Aksident në Lushnje – Benz-i humb kontrollin dhe përplas dy makina, plagoset një pasagjere

Një aksident rrugor është regjistruar sot në rrugën e vjetër nacionale Lushnje-Berat, në zonën e Karbunarës. Një automjet tip Benz, i drejtuar nga Marjus Hekali, 36 vjeç, ka humbur kontrollin dhe është përplasur me dy makina të parkuara anës rrugës.

Si pasojë e përplasjes, një pasagjere e moshuar ka mbetur e plagosur dhe është transportuar menjëherë në spitalin e Lushnjës. Fatmirësisht, mjekët konfirmojnë se ajo ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë, policia ka ndaluar drejtuesin e mjetit, ndërsa hetimet vijojnë për të sqaruar shkaqet e aksidentit.