Berisha thirrje të rinjve : Këto 39 ditë, luftë për rrëzimin e diktaturës! ai e quan “diktatura e dytë”.

Berisha thirrje të rinjve: Këto 39 ditë, luftë për rrëzimin e diktaturës!

Ish-kryeministri Sali Berisha ka prezantuar sot programin e Partisë Demokratike përpara të rinjve, duke i bërë thirrje që 39 ditët e mbetura deri në zgjedhje t’i kthejnë në një betejë për rrëzimin e asaj që ai e quan “diktatura e dytë”.

Gjatë fjalës së tij, Berisha theksoi rëndësinë e vendimeve që ndryshojnë jetën dhe historinë e një kombi. Ai ndau një histori personale për vendimin e tij për t’u përfshirë në politikë pas të 40-tave, duke sfiduar diktaturën komuniste.

“Vendimi është arma më e fuqishme e njeriut. Jeta jonë është një seri vendimesh. Unë isha mjek, kisha një karrierë të sigurt, por mora vendimin të përballem me diktaturën. Ai vendim e ndryshoi jetën time dhe ndikoi në fatin e Shqipërisë,” tha Berisha.

Ai përmendi rolin e Azem Hajdarit dhe mijëra studentëve të dhjetorit 1990, të cilët, sipas tij, morën vendime që transformuan historinë e vendit.

“Vendimet transformojnë fate, transformojnë kohërat, kombet dhe të ardhmen e një vendi. Ju sot keni mundësinë të merrni vendimin për të luftuar kundër regjimit të Edi Ramës dhe për të sjellë ndryshimin që Shqipëria meriton,” përfundoi ai.

Avatar photo
Astrit Hoxha
3 Prill, 05:40 | Përditësimi: 3 Prill, 05:40