Vrasja e Policisë në Kosovë – Dyshohet se Ishte e Planifikuar, Ekzekutimi nga Dy Persona

Detaje të reja janë zbuluar lidhur me vrasjen e një efektivi të policisë ditën e sotme në Kosovë.

🎧 Dëgjo artikullin në Shqip
Gati për lexim në Shqip

Prishtinë, Leonita Bajrami, Prokuroria ka bërë me dije se krimi është kryer nga dy persona dhe se aktualisht po hetohet në disa pista.

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Ferizaj, Burim Çerkini, ka deklaruar se nga provat e mbledhura deri më tani, vrasja duket të ketë qenë e planifikuar.

Gjithashtu, Çerkini ka konfirmuar se autoritetet kanë siguruar pamje nga kamerat e sigurisë, por ende nuk kanë mundur të identifikojnë autorët e ngjarjes. Hetimet po vijojnë për të zbardhur motivet dhe për të arrestuar përgjegjësit.

Avatar photo
Arveni Avdulaj
2 April, 13:39 | Përditësimi: 2 April, 14:49