KONCERT RECITAL NË TEATRIN “MIGJENI” ME KRYEVEPRAT E MUZIKËS BOTËRORE DHE SHQIPTARE

KONCERT RECITAL NË TEATRIN “MIGJENI” ME KRYEVEPRAT E MUZIKËS BOTËRORE DHE SHQIPTARE

Në skenën e Teatrit “Migjeni”, pianistja Fatma Spahiu dhe violinisti Lorenc Radovani sollën një koncert recital magjepsës.

Publiku përjetoi një mbrëmje të veçantë me një repertor të zgjedhur, ku spikatën kryevepra të muzikës botërore dhe shqiptare. Ndër veprat më të spikatura ishte ajo e Çesk Zadejës, ndërsa kulmi i mbrëmjes erdhi me premierën e një krijimi unik nga kompozitori Artan Liçaj.

Ky recital ishte një homazh për artin dhe një kujtesë e fuqishme për vlerat e muzikës së mirëfilltë.