Qeveria i transferon Gjendjen Civile/ Banorët e Cakranit të majtë e të djathtë ‘shpërthejnë’ në protestë

Banorët e zonës së Cakranit në Fier janë ngritur në protestë këtë të shtunë, duke kundërshtuar vendimin e qeverisë për transferimin e shërbimit të gjendjes civile drejt njësisë administrative të Levanit.

Banorë të zonës, pavarësisht bindjeve politike, janë bërë bashkë për të shprehur pakënaqësinë e tyre ndaj një lëvizjeje që, sipas tyre, do t’u vështirësojë jetën dhe do t’i largojë shërbimet thelbësore. Protestuesit kërkojnë që zyra e gjendjes civile të mos largohet, duke argumentuar se ky vendim do t’i detyrojë të udhëtojnë distanca të gjata për të marrë shërbime bazë. Një ish-kryetar i komunës së Cakranit, i pranishëm në protestë, theksoi se zona ka rreth 17,000 banorë dhe se transferimi në Levan është i palogjikshëm.

Avatar photo
Dallandyshe Hoxha
25 April, 17:46 | Përditësimi: 25 April, 17:47