Dalja e prodhimeve vendase ul çmimet e perimeve në treg

Rritja e prodhimit vendas ka sjellë ulje të çmimeve të perimeve në tregun e Myzeqesë. Tregtarët thonë se shtimi i produkteve të stinës nga fermerët vendas ka ndikuar drejtpërdrejt në rënien e çmimeve, duke u dhënë konsumatorëve më shumë mundësi zgjedhjeje.

Sot, një kilogram domate në treg është shitur nga 50 deri në 100 lekë, ndërsa në disa raste ka shkuar deri në 130 lekë/kg, në varësi të cilësisë.

Aktualisht, çmimet e produkteve vendase paraqiten si më poshtë:

Domate: 50–100 lekë/kg (deri në 130 lekë)
Trangull: 30–40 lekë/kg
Mashurka: 220–240 lekë/kg
Spec: 130–150 lekë/kg
Patëllxhan: 130–160 lekë/kg
Spinaq: 70–80 lekë/kg
Sallatë: 30–50 lekë/kg
Patate: 30–50 lekë/kg
Brokoli: 70–80 lekë/kg
Lulelakër: 60–80 lekë/kg
Kunguj: 30–40 lekë/kg
Qepë e njomë: 110–130 lekë/kg
Hudhër e njomë: 90–120 lekë/kg
Fermerët shprehen optimistë për vijimin e sezonit, ndërsa konsumatorët përfitojnë nga çmimet më të ulëta të produkteve të freskëta vendase.

Avatar photo
Dallandyshe Hoxha
25 April, 17:30 | Përditësimi: 25 April, 17:30