“Sy” artificial për robotët: Teknologjia që sheh më shpejt se njeriu

Një grup studiuesish ka zhvilluar një sistem të avancuar shikimi artificial që ka aftësinë të regjistrojë dhe përpunojë lëvizjet më shpejt se syri njerëzor dhe shumë më efektiv se teknologjitë ekzistuese të makinave autonome dhe robotëve.

Ky sistem i ri përdor sensorë dhe algoritme të sofistikuara që imitojnë mënyrën se si syri njerëzor kap ndryshimet e dritës, duke identifikuar vetëm zonat ku ndodh lëvizja dhe duke kursyer energji dhe fuqi për pjesët statike që nuk kërkojnë veprim.

Gjatë testimeve, teknologjia ka rezultuar 4 herë më e shpejtë se sistemet aktuale operative dhe madje edhe më e shpejtë se shikimi human. Kjo e bën robotët dhe automjetet autonome më të aftë për të reaguar shpejt në situata dinamike dhe të paparashikueshme.

Ekspertët theksojnë se kjo teknologji mund të ketë aplikime të rëndësishme në drejtimin autonom të automjeteve, robotikë humanoidë dhe sisteme të tjera të inteligjencës artificiale që kërkojnë perceptim vizual të avancuar. Megjithatë, do të nevojiten prova dhe adaptime të mëtejshme për të kaluar tek përdorimi praktik dhe komercial.

Albin Hoxha
13 February, 11:38 | Përditësimi: 13 February, 11:38