Rama në Knesset/ “Shqipëria në piedestal”, kryeministri mbështet Izraelin: S’ka paqe pa çarmatosur Hamasin

Kryeministri Edi Rama ka ndarë sot momentet kryesore të vizitës së tij në Izrael, ku u prit si i ftuar nderi në parlamentin vendas (Knesset). Krahas mesazheve për lidhjen historike mes dy vendeve, Rama mbajti një qëndrim të prerë gjeopolitik duke deklaruar se nuk mund të ketë paqe në Rripin e Gazës pa çarmatosjen e Hamasit. Gjatë takimit me kryeparlamentarin Amir Ohana, nuk mungoi as “diplomacia e stilit”, ku Rama i dhuroi atlete të personalizuara me flamurin shqiptar, ndërsa vizita përmbyllet sot me një fjalim në konferencën kundër antisemitizmit krah presidentit Herzog.

Avatar photo
Albin Hoxha
27 January, 09:55 | Përditësimi: 27 January, 09:55